
Energji nga panelet diellore
Bizneset që prodhojnë vetë energjinë elektrike nga burime alternative do kenë mundësi t’ja kalojnë atë OSHEE.
Bëhet fjalë për biznese që kanë vendosur panele diellore apo shfrytëzojnë erën. Sipas ministres së energjitikës, në fund të vitit OSHEE do bëjë balancën e energjisë se shpenzuar dhe asaj të kthyer në rrjet. Ministrja e energjisë Belinda Balluku u shpreh se ndryshimet ligjore do të hyjnë në fuqi nga 1 janari 2023.
*Tibo News