Emocion për ndeshjen Shqipëri-Spanjë që do jepet në Tibo, reagon Rama

Sonte në orën 21:00 Kombëtarja zhvillon sfidën me Spanjën. Një ndeshje tejet e vështirë dhe e rëndësishme për skuadrën tonë, pasi duhet të luftojë që të marrë 3 pikë.

Për ndeshjen që do mbushë lokalet dhe ekranet shqiptare, por edhe stadiumin gjerman ku ndodhen mijëra tifozë shqiptarë, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se cilido qoftë rezultati, Kombëtarja do të dalë me kokën lart dhe me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive.

Edi Rama:

Cilidoqoftë rezultati i ndeshjes me Spanjën, Kombëtarja jonë e re do të dalë me kokën lart e me një eksperiencë shumë të çmuar në nivelet më të larta sportive, e cila do t’i shërbejë që të rritet, të fitojë besimin dhe personalitetin e domosdoshëm për t’u përballur me sukses në sfidat e këtyre niveleve, duke na dhuruar të tjera kënaqësi të veçanta si kjo e EURO 2024-ës”.