Emigrimi i të rinjve vështirëson sipërmarrësit e hotelerive

Turizmi shqiptar mbetet peng i mungesës së krahut të punës.

Emigrimi i të rinjve jashtë Shqipërisë ka vënë në vështirësi sipërmarrësit e hotelerive, të cilët vitet e fundit po kthejnë sytë nga vendet e lindjes për të marrë punonjës.

Ministria e Brendshme bëri me dije të enjten se aktualisht në Shqipëri janë 7,124 shtetas të huaj që kanë përfituar leje pune në Shqipëri. Sidoqoftë edhe kjo zgjidhje duket e përkohshme pasi edhe të huajt që vijnë nga vendet e lindjes e shohin Shqipërinë si vend tranziti për Europën.