Emigrimi dhe realizmi i ëndrrës si këngëtar, Petrit Gjinaj Dikur flija poshtë urës, sot i suksesshëm si këngëtar

Petrit Gjinaj është këngëtar i njohur i lindur dhe rritur në Gruemirë të Malësisë së Madhe. Ai do të ishte ndër ata Shqiptar që rininë dhe fatin e tij do t’ia besonte detit dhe udhëtimit që do ti ndryshonte jetën përgjithmonë. Pasi kishte emigruar ne Greqi anë një natë të qetë gushti ai vendos të niset drejt Italisë, vend ku do të ndërtonte jetën e tij personale dhe profesionale si artist.  Petrit Gjinaj ka arritur që përveç punëve të shumta që ka bërë në shtetin Italian të mbante gjallë edhe ëndrrën për të qenë këngëtarë. Diçka që me kohën do të rritej dhe do të bëhej realitet. Ai ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në promovimin dhe kultivimin e vlerave humane dhe patriotike shqiptare në Diasporë.

Në këtë rrugëtim vështirësitë kanë qenë të shumta, ku asgjë s’do të ishte më e lehtë se në Shqipërinë e asaj kohe, por një mundësi e mirë për të ardhmen, po kjo ishte e sigurt.

Ne vitin 1986 arriti të marrë letrat e tij me shpresën që një ditë do të kthehej në Shqipëri, gjë që nuk ndodhi asnjëherë por ndoshta në të ardhmen do të jetë një realitet jo vetëm i tij, por i të gjithë shqiptarëve që jetojnë e punojnë me shpresën se një ditë do të jenë sërish banorë jo të huaj  vendlindjes së tyre.

Në të gjithë këto vite ai  ka punuar dhe si artist duke, por edhe si misionar i humanizmit njerëzor ku vitet e fundit si drejtues i shoqatës “Ura Bashkimit” me rezidencë në Itali në bashkëpunim me bashkatdhetarët, ka dhënë një ndihmë të jashtëzakonshme për vendlindjen e tij, sidomos gjatë pandemisë.