Emigrantët shqiptarë ‘prishin’ planin e qeverisë britanike

Përpjekjet e shumta të qeverisë britanike për të frenuar emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve, duket se nuk kanë qenë efikase.

Duket se Shqiptarët janë një hap përpara, sa i përket strategjive të tyre për të kaluar në tokën britanike.

Në një kohë kur dy qeveritë, britanike dhe franceze nënshkruan marrëveshjen mes tyre, e cila do të forconte më shumë kufijtë për të frenuar kalimin e paligjshëm, shqiptarët kanë filluar të praktikojnë një tjetër mënyrë për të shkuar drejt vendit ishullor.

Ata po udhëtojnë me kamionë të rastit nga Belgjika, apo Franca kundrejt një shume, duke përjashtuar mundësinë e kalimit me gomone.

Flitet për të paktën 18 mijë paund për kalimin e një emigranti. Dhe një shumë më të madhe parash për sigurimin e dokumenteve false.

*Tibo News