
Emigrantët nuk i frikësohen Ruandës
Emigrantët në një kamp pranë portit francez të Calais ende shpresojnë të arrijnë në Angli, pavarësisht rrezikut për t’u deportuar në Ruandë sipas një skeme të re të qeverisë britanike.
Britania ka rënë dakord me Ruandën për të dërguar emigrantë që kalojnë ilegalisht Kanalin Anglez në vendin afrikan.
Fluturimi i parë britanik me azilkërkues do të nisej të martën, por ai u bllokua në minutën e fundit nga gjykata evropiane e të drejtave të njeriut.
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar thotë se politika do të vazhdojë.
Kryeministri Boris Johnson të shtunën e quajti vendimin e gjykatës së BE-së një “reagim të çuditshëm i minutës së fundit”.