Emigracioni po tkurr popullsinë

Emigracioni ndër vite po ndikon në tkurrjen e popullsisë shqiptare.

Përveç plakjes së popullsisë, uljes së lindjeve, një nga faktorët në tkurrjen e popullsisë shqiptare është edhe emigracioni.

Sipas INSTAT përgjatë vitit 2021 janë larguar 42 mijë shqiptarë, më e larta që prej vitit 2019.

Vetëm gjatë vitit 2019 janë regjistruar 43.835 emigrantë duke pësuar një rritje prej 13,3 %, krahasuar me vitin 2018.

Referuar të dhënave të Instat në 5 vitet e fundit nga Shqipëria janë larguar 188 345 qytetarë.

Ndryshe ndodh me lëvizjet brenda vendet, nga fshati në qytet dhe mes qyteve te vogla në ato urbane.

*Tibo News.