“Emigracioni i trurit”, Shqipëria renditet e 10-ta

Seksioni i FDI Intellegence në Financial Times llogariti se Shqipëria bashkë me 9 vende afrikane kishin nivelin më të lartë të “emigrimit të trurit” edhe në vitin 2022.

Kjo dukuri njihet si “Brain Drain” (ikja e trurit) – një situatë në të cilën një numër i madh njerëzish të arsimuar dhe të kualifikuar largohen nga vendi ose zona e tyre për të jetuar dhe punuar në një vend tjetër ku mund të fitojnë më shumë para ose ku kushtet janë më të mira.

FDI Intellegence analizoi të dhënat nga 179 vende në të gjithë botën dhe për vitin 2022, Shqipëria është i vetmi vend jashtë Afrikës për nivelin më të lartë të emigrimit të trurit duke u renditur e 8-ta në rang global.

Të gjitha studimet tregojnë që vendi ynë është përfshirë në një valë të re emigracioni dekadën e fundit, e cila preku të gjithë popullsinë dhe nivelet e arsimit. Emigracioni ka shkaktuar emergjencë për punonjës te të gjitha bizneset./ Monitor.al.