Emërohet drejtori i ri i Policisë së Burgjeve

Ministri i Drejtësisë z.Ulsi Manja ka emëruar sot në krye të Policisë së Burgjeve z. Paulin Rajta. Drejtues i Lartë, me një eksperiencë të gjatë në Policinë e Shtetit dhe në detyra të tjera të rëndësishme. z.Rajta Ka qenë drejtues në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, po ashtu në qarqet Shkodër, Dibër, Berat, Vlorë etj.

Së fundmi z. Rajta kryente detyrën e Drejtorit të IEVP “Jordan Misja” Tiranë. Në të gjitha detyrat e ngarkuara, z.Rajta ka treguar profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi në zbatimin e ligjit, luftën ndaj krimit dhe shërbimin ndaj qytetarëve.