Emërohen dy nënkryetaret e reja në Bashkinë e Tiranës

Pas largimit të Arbjan Maznikut, i cili pak javë më parë u emëruar si Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor dhe Anisa Rusetit e cila mori detyrën e Drejtoreshës së Përgjithshme të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar emrat e dy nënkryetarëve të rinj të bashkisë së kryeqytetit Tiranë.

Kush janë?

Frida Pashako dhe Jonida Halili janë dy nënkryetaret e reja që kanë marrë besimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke plotësuar dy vendet vakante.

Ato zëvendësojnë Arbjan Maznikun dhe Anisa Rusetin.