Elton Ilirjani poston një video sensibilizuese për marrëdhëniet e pambrojtura: Don’t be shy!

Elton Ilirjani gjithmonë përbën lajm. Ka treguar publikisht gjithçka ka interes për jetën e tij, punën, karrierën dhe orientimin seksual, duke preferuar të kritikojë aty ku duhet dhe gjithmonë duke thyer tabu shqiptare, ndonëse jeton në Neë York dhe ftohet herë pas here në emisione televizive.

Themeluesi i HeadHunter Group me mbi 11 milionë ndjekës në Instagram ka postuar një video  ku mesazhi përpos të gjithave është tepër i rëndësishëm. Ka të bëjë me përdorimin e prezervativëve dhe këtu nuk flitet vetëm për një shtatzëni të papritur e të paplanifikuar, por për çështje shëndetësore.

Elton Ilirjani paralajmëron mbi sëmundjet që mund të transmetojnë marrëdhëniet e pambrojtura, dhe kur themi sëmundje, janë shumë përveç HIV-it që i druhen të gjithë.

Dhe sigurisht pas videos qëndron një ekip profesionistësh.  Komentet bashkëngjitur videos janë tejet pozitive, dhe ndër të paktët që ran ë sy ishte komenti i një djali shqiptar që shkruan: Kjo nuk me duket normale mua. Epo si do mund t’i përgjigjej Eltoni? Ndoshta: Don’t be shy!