
Elon Musk vijon me presionin ndaj stafit të Twitter
Punonjësit e Twitter po përballen me një presion të lartë nga shefi i tyre.
Elon Musk i ka kërkuar stafit të kompanisë që të shtojnë punën e tyre ose përndryshe të shkojnë në shtëpi.
Sipas agjensisë së lajmeve Reuters, stafi duhet të vendosë brenda kësaj të enjteje nëse do të angazhoheshin për të punuar me orë shtesë dhe intensitet më të lartë.
Në njoftimin i cili iu është dërguar punonjësve aktual nuk jepen më shumë detaje, por citohet se “vetëm performanca e lartë do të përbëjë notë kaluese”.
Një opsion tjetër për ata të cilët nuk arrin të kapin këtë ritëm është marrja e pagesës një herë në 3 muaj.
Me të gjithë informacionin i cili qarkullon në mediat ndërkombëtare nuk ka pasur ende koment mbi situatën nga “Twitter” ose vetë Elon Musk.
Trazira të mëdha kanë përfshirë platformën sociale dhe stafin e saj që prej kohës kur Musk bleu kompaninë dhe pushoi nga puna një numër të konsiderueshëm punonjësish.
*TiboNews