Elon Musk “rrëmben” Twitter

Pronari i Teslas Elon Musk ka marrë 9.2% të aksioneve në Twitter me vlerë gati 3 miliardë dollarë, duke e bërë kështu aksioneri kryesor.

Blerja e aksioneve të Musk vjen në fund të postimit të tij në Twitter se ai po mendonte seriozisht ndërtimin e një platforme të re të mediave sociale. Herë pas here ai vinte në pikëpyetje angazhimin e Twitter për lirinë e fjalës.

Si përdorues aktiv i Twitter-it, Musk ka mbi 80 milionë ndjekës që kur iu bashkua faqes në vitin 2009.

Megjithatë, kohët e fundit ai ka qenë kritik ndaj platformës së mediave sociale dhe politikave të saj, duke thënë se kompania po minon demokracinë duke dështuar t’u përmbahet parimeve të fjalës së lirë.

Aksionet e Twitter tregtoheshin me 47,19 dollarë. Ato kanë rënë 38% në 12 muajt e fundit.

Aksionet e firmave të tjera të mediave sociale, duke përfshirë Meta Platforms dhe pronarin e Snapchat Snap po tregtoheshin më të larta në lajme.

Musk, është gjithashtu ndër më të pasurit në botë dhe ka nxjerrë në shitje aksionet e tij në Tesla që nga nëntori.