Elon Musk ka sfiduar Twitter-in në debat publik për llogaritë e rreme

Elon Musk ka sfiduar shefin ekzektuiv të kompanisë Twitter, Parag Agrawal duke e “ftuar” në një debat publik për sa i përket përqindjes së llogarive të rreme në platformën e rrjetit social.

 

“Të dëshmojë para publikut se Twitter-i ka më pak se 5% në ditë përdorues të rremë,”- është shprehur Musk.

 

Ai edhe vetë ka nisur një sondazh duke pyetur përdoruesit e rrjetit mbi pretendimin e tij.

Elon Musk dhe kompania Twitter kanë pasur edhe më parë keqkuptime për shkak edhe të marrëveshjes prej 44 miliardë dollarësh për blerjen e kompanisë.

 

 

Twitter padit Elon Musk për prishjen e marrëveshjes