
Elon Musk bëhet sërish baba
Elon Musk u bë babai i binjakëve të Shivon Zilis, një nga drejtueset më të larta të kompanive të tij, që solli në jetë vitin e kaluar.
Ai birësoi fëmijët e bashkëpunëtores së tij.
Ky lajm është bërë i njohur nga “Business Insider”.
Sipas dokumenteve gjyqësore që media ka arritur të marrë, CEO i Tesla dhe SpaceX zgjeroi familjen e tij në nëntor të vitit 2021.
Po nga informacioni i marrë nga “Business Insider” është raportuar se Musk dhe Zilis, kanë paraqitur peticion për ndryshimin e emrave të binjakëve, mënyrë kjo për të fituar mbiemrin e babait, dhe të kenë mbiemrin e nënës si pjesë të mesme të emrit.
Urdhëri është miratuar nga një gjykatës në Teksas, që nga muaji maj, megjithatë emrat e fëmijëve janë ende të panjohur.
Binjakët kanë lindur disa javë para se Musk dhe Grimes, ish-partnerja e tij të prisnin fëmijën e tyre të dytë.
Musk drejton disa kompani duke përfshirë Neuralink, kompaninë e makinave elektrike Tesla, kompaninë e makinave në hapësirën SpaceX dhe firmën e ndërtimit të tunelit Boring Company.