Elbasani, nga ballokumja tek bukuritë ‘mister’ të natyrës

Elbasani është qyteti i katërt më i populluar i Shqipërisë. Shtrihet në veri të lumit Shkumbin midis maleve të Skënderbeut dhe fushës së Myzeqesë në Shqipërinë qendrore.

Trashëgimia kulturore, historia dhe bukuritë natyrore apo traditat kulinare si ballokumja e Ditës së Verës janë asestet kryesore të qytetit të Elbasanit në zhvillimin e turizmit shqiptar.

“Busheku”, “Labinoti Fushë”, “Krasta e Madhe”, “Llixha”, Funari e Gjinari, konsiderohen perlat e qytetit, me histolri e plot legjenda shekullore. Elbasani ka resurse të shumta që mund t’i joshin turistët për ta vizituar.

 

Kalaja e lashtë që ndodhet pranë qendrës së qytetit, së bashku me mozaikun kanë haur dyert për turistët që mrekullohen nga historia, së bashku me objektet e kultit e shtëpitë karakteristike.

Parku turistik, Krasta e Madhe është e pyllëzuar gjatë periudhës 1959-1969 me pishë të egër dhe të butë që ndodhet 1,5 km në lindje të qytetit.

Elbasani shquhet për Llixhat dhe treganin turistik gjithashtu.  Llixhat njihen si zona kurative e shumë sëmundjeve, reumatizmale, artroza, sëmundje të sistemit nervor, gjinekologjik, enëve të gjakut, aparatit tretës, etj.

Qe nga koha kur te paret njohën vlerat kurative të këtij uji që del i nxehtë nga malet, nevoja për të ka ardhur deri në ditët tona ku, sasitë e ujit nuk kanë shteruar kurrë.

Sipas historianëve në vitet 1910- 1915 specialistët austriakë themeluan qendrën kurative, të cilat në ditët e sotme përdoren nga turistët.

Itinerari përgjatë rrugës Egnatia, kalatë, stacioni “Ad Kuintum”, jeta e trevës në periudhën e bronzit të hershëm i japin një vlerë të shtuar Elbasanit.

Në Elbasan mund të gjesh monumente paleokristiane, bazilika, objektet e kultit mysliman dhe të krishterë. Në kisha mund të gjesh piktura të Onufrit që datojnë në shekullin XVI.

Funari është një zonë e pasur me pyje dhe me katër liqene apo rezervuarë të ndarë dy brenda fshatit dhe dy të tjerë të fshehur pas maleve që e rrethojnë atë.

Elbasani krenohet me Lumin Shkumbin që ndodhet vetëm 20 km larg qytetit.

Gjinari piktoresk me malin e Bukanikut ku dëbora shkrin në muajin korrik, është tjetër vend malor turistik. Gjinari turistik përbëhet me kala dhe monumente të shumta kulturore mes tyre “ Dushkun e Lleshanit”, Varri i Kostandin Shpatarakut, fragmente të rrugëve të vjetra me kalldrëm, etj.

*Tibo News