Eksportet në rënie, 11.7% më pak se një vit më parë

Të dhënat nga Instituti i Statistikave tregojnë se eksportet e vendit arritën 42 miliardë lekë, një ulje me 11.7% në krahasim me të njëjtën periudhë vitin e kaluar. Edhe importet në vlerën 81 mld lekë u ulën me 3.7%, ndërsa deficiti tregtar vijon të zgjerohet. Eksporti i mallrave jashtë Shqipërisë është ndikuar nga rënia e grupeve kryesore.

Kështu vendi po dërgon më pak materiale ndërtimi dhe metale jashtë vendit. Edhe mineralet, lëndët djegëse dhe energjia elektrike është eksportuar më pak. Të dhënat tregojnë se volumi i eksportit të këtyre mallrave është rritur, por çmimi më i ulët me të cilin ato po shiten në tregun ndërkombëtar ka sjellë ndikim negativ në financat e kompanive.