
Eksportet bujqësore të Ukrainës u rritën me 41%
Në shtator 2022, eksportet bujqësore të Ukrainës arritën në 6.9 milionë tonë, që është 41% më e lartë krahasuar me gushtin 2022. Deklarata është bërë nga ministri ukrainas i Infrastrukturës Oleksandr Kubrakov në Facebook. Sipas fjalëve të tij, Ukraina vazhdon të rrisë ritmin e operacioneve në portet e rajonit të Odesës, të cilat janë zhbllokuar.
Në shtator 2022, eksportet bujqësore të Ukrainës nga deti u rritën më shumë se dyfish në 3.8 milion tonë.