Eksperti turk ngre alarmin: 400 mijë njerëz në Stamboll janë të rrezikuar

Anëtari i Akademisë së Shkencave për Tokën në Turqi, prof. Dr. Naci Görür u shpreh i shqetësuar më 3 shkurt për rajonin e Kahramanmaraşin pas një tërmeti 4,2 Rihter. Por tashmë ai ka ngritur shqetësimin për rajonin e Marmarasë.

Në një intervistë për një televizion në Turqi, Görür ngriti shqetësimin për Stambollin. Ai u shpreh se ky qytet është i frikshëm dhe nuk ka siguri për më shumë se 400 mijë persona. Ai i referohet dy kompanive që kanë bërë studime, duke thënë se 75% e ndërtesa në Stamboll nuk do ta përballonin një tjetër tërmet.

“Më shumë se 400 mijë njerëz nuk kanë siguri për jetën. Mendoni se cilësia e ndërtesave është më e mirë se në Kahramanmaraş? Stambolli duhet të përgatitet për një tërmet. Ai nuk është i përgatitur. Është e nevojshme që ta bëjmë këtë sa më parë. Stambolli na tremb. Mundësia e një tërmeti të fuqishëm në çdo kohë deri në vitin 2029 është 62%” u shpreh Görür.

M.H/ TiboNews*