Eksperti: Të rinjtë dhe personat e shëndetshëm nuk kanë nevojë për doza përforcuese të Covid

Një këshilltar kryesor i panelit të vaksinave të Administratës së Ushqimit dhe Barnave është i dyzuar nëse nevojiten më shumë doza përforcuese të Covid-it për njerëzit e shëndetshëm dhe më të rinj.

Mbrojtja e njerëzve kundër Covid me teknologjinë aktuale të mRNA mund të jetë një gjë shumë e mirë, veçanërisht pasi variantet e reja të koronavirusit po shfaqen çdo disa muaj, tha drejtor i Qendrës së Edukimit të Vaksinave në Spitalin e Fëmijëve të Filadelfias.

Dozat  e përditësuara nga Pfizer-BioNTech dhe Moderna ndoshta duhet të përdoren për njerëzit me rrezik të lartë të sëmundjes  ose vdekjes nga Covid – të moshuarit, njerëzit me probleme të tjera dhe ata që janë të imunitet të dobët por jo për të rinjt dhe njerëzit e shëndetshëm.