Ekspertët thirrje të rinjve: Reflektoni, kërkoni ndihmë për presionet online

Ngjarjet e ditëve të fundit kanë ngritur alarmin në vendin tonë, për shkak të vetëvrasjeve nga vajza kryesisht të cilat shantazhohen me foto apo video intime nga persona më të cilët krijojnë lidhje, qoftë ajo njohje online.

Jo më larg se 11 shkurti, për shkak të një fotoje që u publikua online, një 27 vjeçare u vetëvra.

Ekspertët e psikologjisë kanë ngritur alarmin të cilët thonë se vajzat duhet të bëjnë denoncime, pavarësisht shqetësimeve të forta psikologjike.

Një nga ekspertet e psikologjisë Arjana Muça, thotë se keqpërdorimi në të tillë formë i rrjeteve sociale ndikon në shëndetin mendor të viktimës.

“Ngacmime të tilla sjellin shqetësime shumë të forta psikologjike sepse jeta e të rinjve sot pothuajse zhvillohet në mënyrë virtuale dhe ka një shikueshmëri shumë të lartë dhe ndjeshmëria është shumë herë më e lartë sesa ajo që ne i themi përballje fizike”, thotë Arjana Muçaj.

Pasojat e ngacmimeve online çojnë deri në depresion.

“Nga pikëpamja psikologjike i përmbledhim në termin dëmtime në aspektin e mirëqënies psikologjike, që kanë të bëjnë me stresin, ankthin, depresionin se është pikërisht ky element që i çon këto individë drejt vetëvrasjes”.

Ekspertët iu bëjnë thirrje të rinjve që të tregojnë kujdes dhe të reflektojnë për pasojat e botës virtuale në gjendjen tonë mendore.

“Njerëzit sot duhet të kuptojnë që bota virtuale në çdo moment të rrezikon, fotot mund të keqpërdoren nga persona të ndryshëm. Jo vetëm pjesa e menaxhimit, por mbi të gjitha edhe pjesa e komunikimit, të kërkuarit ndihmë në momentin që shikon se je duke u cënuar psikologjikisht, që nuk ndihesh mirë në këtë botë virtuale”.

Zbulohet e shkuara e Altin Çokut, dikur ka patur lidhje me vajzën e dajës