Ekspertët të shqetësuar: Fëmijët po flasin me vonesë për shkak të ekranit

Ekrani i telefonit, televizorit apo kompjuterit nuk po i ndihmon fëmijët, përkundrazi, po i dëmton aftësinë e tyre për të folur apo ndërvepruar në mjedisin që i rrethon.

Ekspertë, logopedë dhe psikologë po ngrenë shqetësimin lidhur shtimin e fëmijëve që po flasin me vonesë. Disa prej tyre thonë:

“Janë shtuar shumë rastet me elementë autik dhe një ndër shkaqet kryesore të tyre janë ekranet.  Po mungon komunikimi konkret i fëmijës, komunikimi sy më sy, vihen re fëmijë që nuk të vështrojnë në sy, nuk të vënë veshin. Asnjë diagnozë, asnjë simptomë po themi neurozhvillimore, por flasin vonë, nuk është  pa gjë dhe nuk është rastësore. Fëmija që qëndorn para një ekrani merr një komunikim shumë robotik, shumë jo real, shumë pa stimul, mëson  të jetë i “vetëkomunikushëm” që do të thotë, e merr informacionin, stimulin, ngjyrën vizuale nga një video yt që objektivisht është shumë interesante  dhe kjo bën që fëmija të mos ketë nevojën  të ndërverpojë, të flasë.”

Ekspozimi i shtuar ndaj teknologjisë po e zbeh komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve.

Sipas një studimi të fundit amerikan, çdo minutë qëndrimi i të vegjëlve  para ekranit  tek moshat  nga 1 në 3 vjeç  shoqërohet  me rreth shtatë fjalë të thëna më pak nga të rriturit dhe pesë nga fëmijët.