
Ekspertët: Rusia po përdorë tensionet në Ballkan për interesat e saj
Tensionet në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe kanë nxitur diskutimet rreth përfshirjes së mundshme ruse në nxitjen e tyre, si dhe diskutimet rreth frikës nga shpërthimi i dhunës që është rritur që nga fillimi i agresionit të Rusisë në Ukrainë.
Serbia është i vetmi vend evropian që nuk i ka vënë sanksione Moskës dhe llogaritë në mbështetjen e saj për pretendimet ndaj Kosovës, shtetësinë e së cilës e kanë njohur Shtetet e Bashkuara dhe vendet kryesore të Bashkimit Evropian.
Ekspertët rusë thonë se Moska, e cila mbështet hapur Beogradin dhe nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, bën deklarata të dëmshme që turbullojnë madje edhe udhëheqjen e Serbisë.