Ekspertët për paketën e re fiskale: Duhen barazuar taksat e kapitalit dhe të punës

Paketa e re fiskale qëllim kryesor ka uljen e informalitetit.

Në kushtet e krizës së çmimeve, dëmet që bëhen nga lëshimi i faturave pa TVSH është edhe më i lartë në buxhetin e shtetit.

Kështu gjobat për bizneset e mëdha arrijnë deri në 1.5 milionë lekë.

Rritje të gjobës ka edhe për bizneset që nuk deklarojnë pagat. Kjo sipas Tatimeve vjen pasi në vitin e kaluar u evidentua një numër i lartë shkelësish.

Ekspertët shprehen se gjobat do të frikësojnë bizneset evazore.

*Tibo News