Ekspertët janë pro ashpërsimit të Kodit Rrugor

Aksidenti i efektivit të Policisë së Durrësit duke kaluar në vijat e bardha bëri që ministri i Brendshëm, Taulant Balla të njoftojë ashpërsim të masave në Kodin Rrugor.

Ekspertë të sigurisë thonë se ligji ka nevojë për rishikim, sidomos kur bëhet fjalë për shkelje që rrezikojnë jetën e këmbësorëve në vendkalimet e dedikuara për ta.

“Ndryshimi i Kodit Rrugor duhet të përfshijë në këtë rast vetëm kalimin e sigurt të këmbësorëve në vijat e kalimit këmbësor dhe duhet të ketë një penalitet shumë të ashpër që mund të kalojë direkt në heqjen e lejes së drejtim nga 2-3 vjet në mënyrë të menjëhershme”, kanë deklaruar disa nga ekspertët.

Duke e cilësuar 2023, si një vit ku humbjet e jetës si pasojë e aksidenteve u rritën me mbi 13%eksperti sugjeron se çdo ndryshim në kod, duhet konsultuar me specialistët e fushës për të qenë sa më efektiv. Shoferi që shkaktoi aksidentin në Durrës tashmë i arrestuar nga policia rezultoi se drejtonte automjetin e tij tej normave të lejuara dhe në gjendje të dehur.