Ekspertët e shëndetit mendor: Rritja e çmimeve shkakton ankth

Çmimet e naftës dhe gazit janë rritur dhe qytetarët nëpër botë po i paguajnë shtrenjtë këto ditë inflacioni dhe lufte.

Është e natyrshme të ndihesh i shqetësuar mes kësaj pasigurie financiare dhe një cikli negativiteti të dominuar nga pandemia e koronavirusit, padrejtësia sociale dhe tani, konflikti në Ukrainë, thotë.

Një studim thotë se ankthi që është i lidhur me ekonominë mund të rrjedhë më shumë nga mënyra se si njerëzit e formësojnë mendësinë e tyre për paratë.

Është me të vërtetë e rëndësishme që njerëzit thjesht të ndalojnë së menduari se pse janë në ankth. Ankthi rreth rritjes së çmimeve mund të përkeqësohet te njerëzit që mendojnë se është një situatë jashtë kontrollit.

Për këtë ka disa hapa se si ta përmirësoni gjendjen tuaj ankthioze:

1. Së pari kuptoni nëse kjo ndjenjë që ju keni është vërtetë ankth.

2. Mendoni që kjo situatë është e përkohshme, edhe nëse jo, ju keni mjaftueshëm aftësi për ta kaluar këtë vështirësi.

3. Mendoni se në të vërtetë ka njerëz që nuk kanë pasur kurrë mundësi për tu shqetësuar për problemet financiare pasi kjo gjë u është bërë rutinë.

4. Pavarësisht çdo gjëje, në vend të parë duhet të vendosësh shëndetin mendor dhe fizik, mos kurse për atë që është realisht e nevojshme për ju.

5. Përpiquni të flini mjaftueshëm dhe të kryeni aktivitet fizik.

6. Rrini sa më shumë larg lajmeve dhe rrjeteve sociale.

7. Dhe më e rëndësishmja: Kujtojani vetes kohë të tjera në jetën tuaj kur gjërat ishin të frikshme dhe jashtë kontrollit tuaj. Mendoni se si keni përballuar atë kohë dhe ku jeni tani…