Eksperimenti në Francë me 4 ditë pune në javë

A funksionon puna me katër ditë në javë? Kur shefi i kompanisë franceze Laurent de la Clergerie vendosi të lejonte stafin e tij që të punonin katër ditë në javë me të njëjtën pagesë, disa menduan se ishte çmendur.

Por një vit më vonë, kompania e tij teknologjike “LDLD” ka rritur qarkullimin vjetor me 40 %, pa punonjës apo staf shtesë.

“Në mendjen time ishte e qartë se do të funksiononte, kisha intuitën se kjo do të sillte vetëm të mira”, thotë ai.

Ndërsa bota del nga një krizë globale shëndetësore që nxiti shumë njerëz të rivlerësojnë balancën e tyre punë-jetë, kompanitë dhe punonjësit në mbarë botën po bëjnë një pyetje të rëndësishme: A mund të punojnë më pak?

Shefi i kompanisë thotë se përpara se të fillonte ndryshimin, ai bëri llogaritë.

Në kompaninë e tij punojnë rreth 1000 njerëz. Ai zbuloi se edhe në skenarin më të keq, ndryshimi do t’i shtonte kostot e punës me më së shumti 1.6 milion dollarë në vit. Ishte një rrezik por i menaxhueshëm që ai ishte i gatshëm të ndërmerrte.

Që prej vendosjes së orarit të ri të punës, janë ulur kërkesat për leje dhe mungesat në punë për shkak të gjendjes shëndetësore.

Kompanisë gjithashtu nuk i është dashur të punësojë njerëz të rinj për të kompensuar reduktimin e orëve të punës.

Franca tashmë ka disa nga praktikat më miqësore të punës në botë për punonjësit, me një kufi ligjor prej 35 orësh pune në javë. Por java katërditore e de la Clergerie është bujare edhe për Francën.

Microsofti u dha punonjësve të saj me bazë në Japoni pushime të Premteve në vitin 2019 dhe tha se pa një rritje të produktivitetit me 40%.

Grupi i konsumatorëve Unilever nisi një provë katër-ditore për stafin lokal në Zelandën e Re.

Kompania spanjolle e telekomunikacionit Telefonica ka testuar një javë katër-ditore për 10% të fuqisë punëtore nga shtëpia