Ekonomia ruse përballet me një dekadë regresi

Nëntë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës, ekonomia ruse po ecën më mirë se sa pritej.  Kolapsi i parashikuar është shmangur, dhe rënia e parashikuar prej 8-10 për qind e PBB-së për vitin 2022 është reduktuar në një rënie prej vetëm 3-4 për qind. Rimëkëmbja pritet të fillojë vetëm në vitin 2024.

Qeveria ruse dhe Banka Qendrore e kanë amortizuar disi goditjen ekonomike nga lufta dhe sanksionet që e pasuan atë.