
Ekonomia japoneze pëson një tkurrje të papritur
Ekonomia e Japonisë ka pësuar një tkurrje të papritur dhe kjo jo si pasoj e rënies së Yenit japonez, por si pasojë e frikës nga recesioni global.
Prodhimi i përgjithshëm Bruto në Japoni deri në muajin shtator pësoi një rënie me 1.2% krahasuar me një vit më parë.
Kjo rënie e prodhimit ka dalë jashtë parashikimi të analistëve të ekonomisë të cilët kishin parashikuar një rritje me 1.1%.
Inflacioni ka goditur rëndë ekonominë japoneze pasi Yeni është tani më në nivelin më të ulët të 32 viteve të fundit kundrejt dollarit amerikan.
Qytetarët po përballen me rritje të kosotove të jetesës duke nisur që nga ushqimet, faturat e energjisë dhe karburanteve.
Trazirat në ekonominë japoneze vijnë pas pasojave të post pandemisë dhe nisjes së luftës Rusi-Ukrainë.
Muajin e kaluar kryeministri i Japonisë njoftoi një paketë prej 200 miliardë dollarësh për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset në tejkalimin e krizës.
*TiboNews