
Ekonomia botërore pritet të kalojë $100 trillion në 2022
Studimi i Qëndrës Kërkimore për Ekonomi dhe Biznes u shpreh se ekonomia botërore pritet të kalojë për herë të parë $100 trillion në vitin 2022.
Rimëkëmbja ekonomike post-Covid shihet si shkak kryesor për këtë parashikim optimist. Megjithatë studimi vuri në dukej rrezikun e inflacionit e cila mund të vendosë ekonominë globale në recension.
Shpresa është se trguesit kalimtarë të ekonomisë mund të vihen në kontroll, në të kundërt studimi parashikon se ekonomia botërore mund të përballet me një tjetër recension në tre-katër vitet e ardhshme.
Ndër të tjera, brenda vitit 2030, Kina pritet të marrë vendin e parë si ekonomia mw e madhe e botës. Në dekadën e ardhshme pritet që India dhe Mbretëria e Bashkuar të kenë rritje ekonomike mbi 10% .
Një tjetër pikë e raportit është edhe parashikimi për ngrohjen globale që pritet ti kushtojë ekonomisë botërore rreth $2 trillion. Kosto kjo që mund të ulë konsumin dhe ku barra e pagesës do t’i kalojë kryesisht biznesit.
Dekada që kemi hyrë pritet të jetë vendimtare për ekonominë botërore mbushur me sfida nga rimëkëmbja ekonomike psot-Covid, te recensioni dhe ngrohja globale.