
“Ekipet Sportive në Shkolla”, starton qarku Durrës
Prej kohësh, duke kërkuar të ndërhyjë në aktivitetit fizik të fëmijve dhe të rinjve, implementimin e një skeme që do të ofronte mundësinë e zbulimit të talenteve në sport, rritjes së aktivitetit fizik në shkolla apo edhe ndërgjegjësimit të nxënësve për rëndësinë e sportit në jetë, KOKSH ka ndërmarrë një projekt të quajtur “Ekipet Sportive në Shkolla”.
Deri më tani kanë mbaruar 6 qarqe në të gjithë shqipërinë, 12 ndeshje finale voleiboll nga shkollat e mesme, 10 finale basketbolli për shkollat 9 vjeçare dhe 10 finale për basketboll nga shkollat e mesme. Pasditen e 12 prillit ka filluar ndeshja e parë e qarkut të Durrësit, ku pjesë e këtij aktiviteti ishin zyrtarë të shumtë.