Egnatia shpallet kampione e Superiores

Rrogozhinasit shkruajtën emrin me gërma të arta në historinë në futbollin shqiptar, teksa fituan për herë të parë titullin në historinë e tyre.

Egnatia triumfoi 1-0 ndaj Partizanit në “Air Albania”, ku goli i Ibrahimoglu vendosi fatet e këtij takimi.

Fitorja e titullit vjen vetëm pak ditë pasi Egnatia triumfoi edhe në Kupën e Shqipërisë ndaj Kukësit, po në stadiumin “Air Albania”.