Egjiptianët përgatiten për një muaj Ramazani ‘ndryshe’

Blerjet e ushqimeve dhe fenerëve tradicionalë të muajit të shenjtë të Ramazanit kanë nisur ne Egjipt, teksa në tregun e qytetit të vjetër në Kairo vërehet shtrëngimi i çmimeve prej krizës.

Shitësi i fenerëve tradicionalë Ahmed El- Shemy, gjithashtu tha se çmimet janë rritur por shtoi se ‘nuk dëshironte të ankohej’.

Prodhuesit e zbukurimeve tradicionale të muajit musliman të reflektimit e sakrificës, thanë se shitjet janë reduktuar me të paktën gjysmën e tyre dhe kjo bën që gëzimi i festës të ndjehet më pak sivjet.