Edi Paloka i vë flakën rregullores së Kuvendit

Vijoi seanca parlamentare këtë të enjte si zakonisht, pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren dhe nuk lejuan zhvillimin normal të Kuvendit.

Pasi mbajti një fjalim Edi Paloka i vuri flakën rregullores së Kuvendit. Ndërkohë Dashnor Sula ka hedhur “para” nëpër sallë duke ironizuar ligjin për bastet.

Pavarësisht kësaj situate, mazhoranca ka vijuar me votimin e projektligjeve të cilat ishin parashikuar të kalonin. I vetmi ligj që nuk kaloi ishte ai për bastet, që u hoq nga rendi i ditës po me kërkesë të PS-së.