
Edhe për sa kohë do të kemi borde për çmimin e karburanteve dhe ushqimeve?
Bordi i Transparencës për çmimin e karburanteve dhe Bordi për çmimet e ushqimeve do të vazhdojnë të funksionojnë në Shqipëri për sa kohë që vendi ynë ndikohet nga rritja e çmimeve në bursa për karburantet dhe ushqimet në mbarë botën.
Kjo ishte përgjigja e ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj kur u pyet nga gazetarët edhe për sa kohë do të funksionojnë këto dy borde në Shqipëri.