Ed Sheeran publikon hitin e ri, të xhiruar në Ukrainë

Pas fitores në gjyq, Ed Sheeran ka publikuar këngën e tij më të re.

“2 step”, hiti i sjellë me reperin Lil Baby, është xhiruar në Kiev të Ukrainës para pushtimit rus.

 

 

Këtë ai e zbuloi në një deklaratë për shtyp.

 

“Kam xhiruar klipin në qytetin e Kievit, para se të fillonte lufta. Ishte hera e parë që e vizitova këtë vend dhe u ndjeva i mirëpritur gjatë qëndrimit tim atje. Ukraina është një vend krenar dhe jam shumë mirënjohës që pata mundësinë të filmojë videon atje. Unë jam me Ukrainën”, u shpreh ai.

 

Kujtojmë që Ukraina aktualisht ndodhet në pushtimin rus dhe situata paraqitet ende e rënduar, ndonëse tashmë kanë kaluar disa javë.