Ed Sheeran akuzohet për kopjim të këngës “Shape of you”

Këngëtari britanik Ed Sheeran ka mohuar akuzat e Gjykatës së Lartë për shkelje të të drejtave në autorit në këngën Shape of you që u bë hiti i vitit 2017.

Sheeran është akuzuar nga dy këngëtarët e tjerë Chokri dhe Ross O’Donoghue se ka kopjuar pjesë të këngës.

Në maj të vitit 2018, ai kërkoi nga Gjykata e Lartë të deklaronte se ata nuk kishin shkelur të drejtat e autorit të Chokri dhe O’Donoghue.

Të premten, avokati i Chorki dhe Roos O’Donoghue pretendoi se këngëtari britanik huazon ide dhe i hedh në këngët sikur të ishin të tijat.

Nuk është hera e parë që Sheeran paditet për shkelje të të drejtave të autorit. Në vitin 2016 ai u padit për këngën e tij “Photograph”, dhe dy vjet më vonë u padit për 100 milionë dollarë “Thinking Out Loud”.

Padia për “Photograph” u zgjidh jashtë gjykatës, por beteja për “Thinking Out Loud” besohet të jetë ende në vazhdim.