eCampus, risia e studimeve online në Shqipëri

Prej vitesh tregu i punës po ndryshon më vrullshëm se ofertat e sistemit arsimor.

Paralelisht kostot po mbeten të larta dhe shpesh kërkohet investim shtesë në kohë fizike për mbylljen e cikleve të studimit duke penguar marrëdhëniet e punës.

Por ka një mënyrë që aftësimi me njohuri të bëhet më lehtë. Quhet eCampus dhe ofron mundësinë e ndjekjes së studimeve online.

Me seli qendrore në Itali, i njohur gjerësisht në Evropë , prej vitit 2019 është i mundshëm si modalitet studimi, apo konvertimi diplomash, edhe për shqiptarët.

Universiteti telematik eCampus prezantoi programet e saj gjatë Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, ku Prorektori për Ballkanin, Profesor Dr. Arben Malaj, zhvilloi një diskutim të hapur në lidhje me sfidat ekonomike që ka përpara Shqipëria dhe debati rreth Open Balkan.

Për Malajn teknologjia po ofron sot mundësi të shkëlqyera për të liberalizuar dijen.

“Programi eCampus […] ofron zbutjen mes përditësimit të njohurive në kohë sa më të shkurtër dhe përshtatjes me vendet e punës. E dyta që është shumë avantazh, është se përmes eCampus mund t’i kryhesh testimet në çdo kohë, sepse hyn në programet online dhe ti zgjedh kohën tënde të përshtatshme për të testuar dijet e tua deri sa plotëson kreditet për një diplomë online,” – thotë Malaj.

Por në eCampus mundet edhe të konvertohen diploma. Arbana Grizhja, përgjegjëse për filialin eCampus në Tiranë, shpjegon se si të rinjtë shqiptar mund të ekuivalentojnë diplomat e tyre me një italiane.

“Studenti […] duhet të sjellë te ne diplomën, qoftë Bachelor, apo Master, bashkë me një listë notash, më pas bëhet një vlerësim programi, për të kuptuar se sa përqind e programit njihet dhe sa do të duhet që studenti të integrojë në mënyrë që të marrë një diplomë të re të njohur nga Ministria Italiane e Arsimit, pra një diplomë italiane,” – thotë Grizhja.

Si gjithmonë degët më të kërkuara mbeten juridiku, ekonomiku dhe inxhinieria, por Profesor Malaj këshillon që të rinjtë të identifikojnë të gjitha mundësitë që u përshtaten me tregun apo punën që bëjnë, ndërkohë që platforma e eCampus mundëson liri studimi kurdo që të rinjtë duan.

“Përgjithësisht studentët e eCampus punojnë dhe njëkohësisht me punën kryejnë dhe studimet, ndaj do të doja ata të kenë parasysh cilat programe janë më fleksibël [u përshtaten] dhe që kanë kosto më të ulët,” – këshillon Profesor Malaj.

Programi i eCampus është në pararojë të zhvillimeve të teknologjisë aq sa pandemia, apo dhe periudha e tërmetit të nëntorit 2019, të mos reflektonte si pengesë në aktivitetin e saj.

*Tibo News.