
Vila me pikturën e veçantë në Romë shitet për €471 mln
Një vilë e veçantë që ndodhet në zemër të Romës ka dalë në shitje me vlerën 471 milionë euro. Jo për shkak të madhësisë, dhomave apo arredimit, por në të ndodhet vepra e artit e të vetmit piktor të periudhës baroke.
Ai është piktori Karavaxho, i cili e pikturoi sipërfaqen në mur prej dy metrash në vitin 1597. Karavaxho ka pikturuar hynijtë romake Jupiteri, Saturni dhe Plutoni. Vetëm kjo murale historike kap një vlerë prej 130 milionë eurove.
Piktura murale 2 metër e 75 centimetra e gjerë u përfshi në kritikën artistike nga artisti Cardinal del Monde, viti 1597.
Prej 2018-ës, vila e kushtueshme është nën pronësinë e ministrisë së Kulturës Italiane, pas një konflikti pronësie. Ministria ruan të drejtën e riblerjes së vilës me të njëjtin çmim.