
E vërteta pas Baby Botox-it
Kur flasim për Botox, imagjinojmë fytyra të ngrira, ku as vetullat nuk mund të lëvizin, pa harruar ballin plot shkëlqim të tepruar. Dhe për ta shmangur këtë efekt disi dramatik, një tjetër trajtim klasik i njohur si Baby Botox po kërkohet gjithnjë e më shumë, e sigurisht i reklamuar në rrjetet sociale.
Ky trajtim botox-i është një alternativë për të larguar rrudhat, por në një mënyrë natyrale. Qindra gra të reja postojnë video duke treguar procedurën dhe se si Baby Botox është zgjidhja për të gjitha gratë që kanë probleme me rrudhat, kryesisht midis vetullave, në ballë dhe anash syve.
Përpos kërkesave gjithnjë e në rritje, a ja vlen vërtetë ky trajtim, dhe më e rëndësishmja; A funksionon?
Një estetiste e njohur në Britani, e cila ka marrë dhe çmime thotë se njerëzit nuk duhet të ndikohen dhe të mashtrohen nga fjalët e të tjerëve apo thjesht sepse diçka është trend.
Jackie Partridge shpjegon se Baby Botox është thjesht një emër i markës për toksinën Botulinum të tipit A.
Termi “Baby Botox” është në të vërtetë një term marketingu për injektimin e sasive të vogla të toksinës botulinum.
Ekspertja thotë se gjëja më thelbësore për t’u marrë parasysh, është se sa injeksione ju nevojiten në mënyrë që trajtimi të ketë një efekt të dukshëm.
Për ata që janë më në moshë, nevojitet një dozë më e madhe për të arritur efektet e dëshiruara kundër rrudhave.
Për 20 vjeçarët dukshëm kërkohet më pak toksinë- dhe Baby Botox- siç e quajnë ata, mund të jetë okej.
“Sasia e toksinës botulinum që i injektohet dikujt duhet të bazohet në nevojën klinike të pacientit pasi shumë pak nuk do të ketë efekt.”
Nuk është vetëm ‘Baby Botox’ që po bën xhiron në internet për trajtimet minimale me efekte maksimale, pasi po kërkohet edhe mini-lifting i fytyrës, që fokusohet në pjesën e qafës dhe pjesën e poshtme të fytyrës.
Ekspertët në tërësi bëjnë thirrje që njerëzit të mendojnë dy herë para se të kryejnë një ndërhyrje të tillë estetike, pasi në dorën e gabuar dhe në vendin e gabuar, pasojat mund të jenë fatale.
*Tibo News