
E urreni të prisni? Ja si ti merrni të parët valixhet në aeroport
Keni udhëtuar për disa orë me avion dhe kur mbërrini në aeroport detyroheni të prisni në radhë për të marrë valixhen tuaj? Të gjithë e kanë një nga momentet më të bezdishme këtë veprim. Por ja sesi mund t’I merrni valixhet në aeroort të parët.
Një nga këto metoda, është t’u kërkoni personave në check-in, të ngjisin një etiketë për produktet e brishta, në çantën tuaj. Çantat me këtë shënim zakonisht ngarkohen më vonë dhe dalin para çantave të tjera. Veç kësaj, ato dëmtohen më pak. Megjithatë mund të ndodhë që ndonjëherë, këto shënime nuk shihen nga stafi.
Një metodë tjetër që sugjerojnë punonjësit e aeroportit, është që të jeni personi i fundit në check in. Por edhe kjo mënyrë mund të ketë raste që nuk zbatohet nga unonjësit.
Ndërsa dy teknikat më të sigurta për të garantuar që çantat e tua do arrijnë të parat, mbeten të rezervosh një fluturim në klasin e parë ose të anëtarësohesh në ndonjë klub pasagjerësh të shpeshtë për të marrë një shënim të veçantë që do u jepte prioritet çantave të tua.
Tibo News*