E shtuna e flaktë në TIBO, Donnarumma: Shqipëria ka skuadër të mirë

Për skuadrën e Luciano Spalleti, ka shumë përgjegjësi duke qenë se Italia vjen si kampione e Europës në fuqi.

Por mund  të ketë shumë fat për Shqipërinë dhe një performancë e mirë nga djemtë e Kombëtares mund  ta kthejë të shtunën në një ditë feste madhore për të gjithë shqiptarët kudo në botë.

Për ndeshjen e shumëpritur të së shtunës, portieri i Italisë dhe kapiteni Gianluigi Donnarumma, foli në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s. Ai vlerësoi Shqipërinë për skuadrën ku tha:

“Shqipëria ka një skuadër të mirë me lojtarë të rinj, por që kanë krijuar përvojë. Ndeshjet ndryshojnë nga njëra-tjetra, kështu që duhet të përballemi në mënyrën më të mirë të mundshme e të përpiqemi të fitojmë çdo takim. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe në këtë moment që të bëjmë mirë ndaj Shqipërisë. Më pas të shikojmë”.

Donnarumma ka qenë pjesë e skuadrës në 3 ndeshje kur ekipi italian ka luajtur me Shqipërinë, por pa u aktivizuar.

Ndeshjen e parë të Kombëtares për këtë kampionat dhe të 51 ndeshjet në total do mund t’i shihni në cilësinë më maksimale dhe live në platformën TIBO, për shqiptarët kudo në botë.

1 ABONIM PREMIUM, PËR 4 PAJISJE

(dy televizorë dhe dy mobile) PËR VETËM 99 €

Shijo magjinë e Euro 2024, kampionatet më të mira sportive dhe argëtimet e tjera për të gjithë familjen!