
E shtuna e ëmbëlsirave, biskotat “Macarons”
Biskotat e preferuara “Macarons” mund t’i përgatisni kaq thjeshtë në shtëpi.
Përbërësit
Udhëzimet
- Në një tas rrihni të bardhën e vezëve derisa të bëhet pastë. Shtoni ngadalë sheqerin dhe përzijeni deri sa të shkrihet.
- Shtoni në tas sheqer pluhur dhe miell bajamesh.
- Përzijeni deri sa të krijohet një brumë i butë dhe ndajeni në dy enë.
- Në njërën enë shtoni pak ngjyrues dhe jepini ngjyrë rozë.
- Më pas të dyja enët e brumit hidhini në qese plastike dhe hapni pjesën e fundit që t’i përzjeni bashkë për të krijuar efekt dyngjyrësh.
- Lëreni brumin të pushojë për 1 orë.
- Pasi t’i keni përzjerë merrni një tepsi dhe hidhini me rrumbullakë të vegjël që t’i piqni.
- Ngroheni furrën në 140 ºC lërini biskotat të piqen për 10-15 minuta deri sa të jenë rritur.
- Pastaj nxirrini nga furra dhe lërini të ftohen për 10 minuta.
- Më pas në një enë hidhni pak krem djathi, sheqer pluhur dhe qumësht. Përzijini deri sa të krijohet një krem.
- Më pas hidheni kremin në një qese plastike dhe hapeni në fund.
- Merrni biskotat dhe mbushini me kremin e përgatitur dhe reçel luleshtrydhe.
- Macarons mbahen më mirë në frigorifer derisa të shërbehen.
Ju beftë mirë!