E rëndë në Berat! Dy të rinjtë përdhunojnë dy vajza, njëra prej tyre e mitur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Berat ku dy persona kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me dy vajza.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarin A. N., dhe 20-vjeçarin A. Sh., të dy banues në Berat, të cilët kanë rënë në prangat e policisë.

Ata dyshohet se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me 2 shtetase 19 dhe një të mitur 16 vjeçe.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.