E premtja e zezë dhe e rekordeve në SHBA

Blerësit amerikanë shpenzuan një rekord prej 9.12 miliardë dollarësh në internet për të Premten e Zezë.

Konsumatorët duket se përballuan inflacionin e lartë dhe morën zbritje të mëdha në çdo gjë, nga telefonat inteligjentë te lodrat.

Shpenzimet në internet u rritën me 2.3% të Premten e Zezë, falë konsumatorëve që presin zbritje në ditët tradicionalisht të mëdha të blerjeve, pavarësisht nga ofertat që nisin që në tetor.

Adobe Analytics, e cila mat tregtinë elektronike duke analizuar transaksionet në faqet e internetit, ka akses në të dhënat që mbulojnë blerjet në 85% të 100 shitësve kryesorë të internetit në Shtetet e Bashkuara.

Ajo kishte parashikuar që shitjet e së Premtes së Zezë të rriteshin me një masë modeste prej 1%.

Amerikanët iu drejtuan telefonave inteligjentë për të bërë blerjet e tyre, me të dhënat që tregojnë se blerjet në celular përfaqësonin 48% të të gjitha shitjeve digjitale të së Premtes së Zezë.

*Tibo News