E pazakontë, çakalli shfaqet në mes të Tiranës

Një çakall është pikasur nga qytetarët që po pinin kafen e mëngjesit në zonën e Teatrit të Operas dhe Baletit, të cilët kanë njoftuar fillimisht Policinë Bashkiake.

Cakalli, i trembur edhe nga njerëzit, është strukur në një prej lokaleve të zonës

Në vendin ku ndodhej cakalli, ka mbërritur ekipi i Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit i Bashkisë së Tiranës, duke e futur atë në një kafaz.