
E marta pa reshje shiu, shihni tabelën me temperaturat në çdo qytet
Sipas MeteoAlb: Orët e para të ditës do të jenë në ndikimin e kthjellimeve në zonat bregdetare dhe të ulëta, Ndërsa zonat malore do të kenë kalime të pakta të vranësirave.
Prashikohet që pas mesdite pothuajse i gjithë territori të ketë kalime të pakta të vranësirave, por nuk pritet që të sjellin reshje shiu në vendin tonë.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.
*Tibo News