E gjithë jeta na kalon para syve kur vdesim? Incidenti shkencor që mund të zgjidhë misterin

Një incident i shkencëtarëve ndoshta ka zgjidhur misterin e asaj që ndodh me trurin tonë në kohën kur vdesim.

Shkencëtarët e Estonisë regjistruan pa dashje aktivitetin e trurit të një të moshuari 87 vjeçar, i cili po luftonte për jetën. I moshuari ndodhej i shtruar në spital pas një dëmtimi që mori për shkak të epilepsisë.

Ata përdorën elektroencefalografi të vazhdueshme (EEG) për të zbuluar krizat dhe për të trajtuar pacientin. Gjatë këtyre regjistrimeve, pacienti pësoi atak në zemër dhe ndërroi jetë. Kjo ngjarje e papritur i lejoi shkencëtarët të regjistrojnë  për herë të parë aktivitetin e një truri njerëzor teksa po ndërron jetë.

Sipas shkencëtarëve, njeriu para se të vdesë i kalon e gjithë jeta para syve si një dokumentar. Ata thonë se gjithsesi kujtimet nga jeta shfaqeshin për momente të rastësishme dhe jo në mënyrë lineare. Studimi gjithashtu hap një tjetër debat shkencor që truri vijon të mbetet aktiv pas kalimit në vdekje.

Ky studim është i pari i këtij lloji që mat aktivitetin e gjallë të trurit tek njerëzit gjatë procesit të vdekjes. Kjo do të thotë se është e mundur që gjatë vdekjes truri të organizojë dhe të ekzekutojë një përgjigje biologjike që mund të ruhet në specie të ndryshme.

Megjithatë, këto gjetje bazohen në një rast të vetëm dhe burojnë nga truri i një pacienti. Për të zgjidhur gjithë këtë nevojiten studime të mëtejshme.