
“E gjithë Europa objektiv i agresionit të Rusisë”
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaron se agresioni rus nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë, por që e gjithë Europa është një objektiv i sulmeve.
Deklarata e tij u bë mbrëmjen e të shtunës teksa Zelensky i kërkoi Perëndimit të bëjë më shumë për të ndëshkuar Rusinë, duke vendosur një embargo të plotë ndaj produkteve ruse të energjisë dhe të furnizojë Ukrainën me shumë armë shtesë.
Presidenti urkainas tha se përdorimi i forcës nga Rusia është një katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë: Ukraina është gati për një betejë të ashpër, tha Zelensky teksa forcat ruse po grumbulloheshin në lindje të vendit.
“Kjo do të jetë një betejë e vështirë, por ne besojmë në këtë luftë dhe fitoren tonë. Ne jemi të gatshëm të luftojmë njëkohësisht dhe të kërkojmë mënyra diplomatike për t’i dhënë fund kësaj lufte”, shtoi ai.
Ndërkaq, negociatori ukrainas Mykhailo Podolyak tha se presidenti Zelensky dhe presidenti rus Vladimir Putin nuk do të takohen derisa Rusia të mposhtet në lindje.
*Tibo News.