E diela rikthen maratonën e Tiranës, flasin atletët e njohur

Më 23 tetor, në kryeqytet do të flitet vetëm për një gjë, Maratonën e Tiranës.

Aktiviteti më i madh sportiv në vend për të dytin vit me radhë do të vijë për të gjithë shikuesit, “Live!” dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Njësoj si edicionin e kaluar, Oversport sjell në ekranin e të gjithë shqiptarëve gjithçka që vjen nga rrugët e kryeqytetit me komentin direkt, pamjet spektakolare të vrapuesve dhe intervista të protagonistëve të këtij eventi gjigant.

Tibo News intervistoi atletët e njohur Luiza Gega, Bledar Mesi si dhe trajnerin Taulant Stërmasi, të cilët vlerësuan organizimin dhe faktin se tashmë ky event po kthehet në një traditë për Tiranën.

Luiza, kampione Evrope, tregoi se ndjen emocione kur vrapon në rrugët e Tiranës, e aq më tepër nën duartrokitjet e shqiptarëve që e ndjekin maratonën. Ngjashëm tha edhe Mesi, i cili u shpreh hapur se pavarësisht moshës, atletika është një sport që i përfshin të gjithë.

Për trajnerin Taulant Stërmasi aktivitete të tilla si Maratona e Tiranës mundet ta masivizojnë sportin e atletikës dhe t’i vijnë në ndihmë qytetarët sidomos për të rregulluar përditshmërinë sendentare.

Maratona e Tiranës tanimë e certifikuar nga Shoqata Ndërkombëtare e Maratonave vjen si zakonisht me distancën zyrtare atë të 42 kilometrave, gjysmë-maratona prej 21 kilometrash, distanca 10 kilometra dhe kategoria “We too” prej 3 km në të cilën garojnë personat me aftësi të kufizuara.

Maratona do të nis në orën 9 me startin nga Sheshi Skënderbej dhe në të njëjtin vend do të jetë edhe vija e Finish-it ndërsa gjithçka që ndodhtë në rrugët e kryeqytetit do të jetë syrin e kamerave të Oversport dhe Tibo.

*Tibo News.